FOTO/ Bashkëshortja e Stines e bën publike për herë të parë fytyrën e vajzës së tyre!

Enigmës së madhe sa i përket pamjes së vajzës së këngëtarit, Stine, ditën e sotme i ka ardhur fundi. Kjo pasi bashkëshortja e artistit gjatë një transmetimi “Live” në Instagram ka shfaqur për herë të parë Estian e vogël.

Momentin në fjalë kanë arritur ta kapin “In Tv”, e nëse fokusohemi në këtë plan vogëlushja duket se i ngjan mjaft shumë të ëmës, e cila gjithashtu nuk është se shfaqet shpesh publikisht.

Kujtojmë se artisti po shijon suksesin e projektit ‘Bela’ të cilin e publikoi disa ditë më parë.