Airbnb po kërkon 12 njerëz për të jetuar falas kudo që duan për një vit të tërë

Airbnb sapo ka njoftuar fillimin e programit ‘Jeto kudo me Airbnb’ dhe po kërkojnë 12 njerëz për të jetuar për një vit të tërë në vendet të cilat janë të përfshira në listat e Airbnb kudo në botë.

Ju mund të zgjidhni vende ekzotike për të jetuar dhe mund të punoni në distancë.

E vetma gjë që ju duhet të bëni është të ndani përvojat tuaja me kompaninë për të ndihmuar në informimin e azhurnimeve të produkteve të ardhshme dhe risive në platformë për të akomoduar më mirë jetesën nomade’ thotë një njoftim për shtyp.

Airbnb do të mbulojë koston e akomodimit tuaj dhe do t'ju ndihmojë dhe për transportin.

Programi do të zhvillohet për 12 muaj nga korriku i 2021 deri në korrik 2022.

Aplikimet kanë filluar dhe ju duhet deri më 30 qershor 2021, për tu regjistruar.

Përsa i pëket moshës duhet të jeni 18 vjeç e sipër për të marrë pjesë dhe nëse ju jeni i përzgjedhuri mund të merrni tre persona me vete.