VIDEO/ Hyn në histori, shënon golin e parë në Europian futbollisti i Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut ka barazuar rezultatin në 1:1 rezultatin kundër Austrisë, në ndeshjen hapëse të Grupit C, që po zhvillohet momentalisht në Bukuresht.

Goran Pandev shënoi për 1-1 në minutën e 29-të. Sulmuesi 38-vjeçar u fut në historinë e Maqedonisë duke u bërë lojtari i parë që shënon për kombëtaren maqedonase në një turne madhështor.

Në këtë ndeshje debutuese të Maqedonisë në Evropian po luajnë 4 futbollistë me prejardhje shqiptare.