Maqedonia e Veriut/ Asnjë viktimë dhe 8 raste me Covid-19

Për herë të parë, pas dy shtatorit të vitit të kaluar Maqedonia e Veriut nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 3, 068 teste të realizuara kanë rezultuar pozitivë vetëm tetë raste të reja.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 5, 471 viktima nga Covid-19.