Goditje e rëndë për Portugalinë, futbollisti rezulton pozitiv me Covid-19

Ky është një lajm shumë i keq për Portugalinë. Mbrojtësi i djathtë i Manchester City, Joao Cancelo nuk do të marrë pjesë në Euro 2020. Cancelo ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi do të zëvendësohet nga 22 vjeçari Diogo Dalot.

Lajmi është dhënë nga vetë Federata Portugeze e Futbollit, që nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se Cancelo është vendosur në izolim në Hungari, aty ku luzitanët po përgatiten për ndeshjen e parë, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

Një goditje për e rëndë për Portugalinë që tashmë u duhet të bëjnë pa një prej lojtarëve më në formë në momentin.