EMRI/ Ilaçe kontrabandë të fshehura në kabinën e kamionit, arrestohet 30-vjeçari

Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të kontrabandës me medikamente mjekësore, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Dorian Koço, 30 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën të fshehura në kabinën e kamionit 4 qese, brenda të cilave kishte medikamente mjekësore (ilaçe) me vlerë totale 2 200 euro, të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Materialet në ngarkim të 30-vjeçarit  i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.