Federata Daneze qetëson tifozët, deklaratë zyrtare për gjendjen e Eriksen

Federata Daneze e futbollit, nëpërmjet një deklarate zyrtare, ka qetësuar tifozët e shumtë nga mbarë bota, në lidhje me gjendjen shëndetësore të Christian Eriksen, i cili pësoi një atak kardiak në minutën e 42-të të sfidës Danimarkë-Finlandë.

Në këto moment u desh ndërhyrja e mjekëve, teksa pas masazhit kardiak, futbollisti i Interit, arriti të rikthehej në jetë.

“Christian Eriksen është zgjuar dhe do bëjë disa testime në spital”, shkruhet në komunikatë zyrtare të Federatës Daneze të Futbollit.