UEFA reagon për gjendjen e Christian Eriksen

UEFA ka konfirmuar se mesfushori Christian Erisken është në gjendje të qëndrueshme.

Danezi për disa minuta luftoi me jetën, mirëpo tani është në gjendje të stabilizuar.

Këtë e ka konfirmuar UEFA, përmes një komunikate: “Duke ndjekur emergjencën ku ishte i përfshirë lojtari i Danimarkës, Christian Eriksen, një mbledhje urgjente me dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes do mbahet dhe detajet e tjera do konfirmohen në 19:45.

Lojtari është transferuar në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme”, shkruhet në komunikatën e UEFA-s.