Rama tallet me Nanon: E vrava dhe më pas e rilinda

Kryetari i PS dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtuar fjalën e tij gjatë Kongresit duke falenderuar në mënyrë tallëse veçanërisht ish-kryetarin e kësaj partie, Fatos Nanon.  

“Faleminiderit liderit të saj të parë. Babit tim politik që në fillim e desha, pastaj e vrava dhe më pas e rigjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjellë ndaj njëri-tjetrit”, tha Rama nga Kongresi i PS-së në stadiumin “Air Albania”.

Gjithashtu Rama falenderoi edhe të gjithë ata persona që në emër të Partisë Socialiste i shërbyen vendin sipas tij.

“Kjo është ditëlindje e bukur. Kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë e përvjetorit të 30 por edhe shijen e veçantë të fitores së arritur për të tretën herë radhazi për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar.  Faleminderit të gjithë atyre që i dhanë kësaj partie emrin, misionin, vlerat dhe tiparet e mëdha të ndryshimit. Patjetër faleminderit liderit të parë të saj,. babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e ‘vrava’ dhe pastaj e rigjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit. Faleminderit atyre që në emër të PS-së i shërbyen vendit në këto 30 vite. Mbi të gjitha faleminderit të gjithë anëtarëve të kësaj familjeve dhe kontribuuan gjatë kësaj periudhe 30-vjeçare shpresash, ndryshimesh të mëdha, ku jemi rrëzuar, jemi ngritur dhe kemi vazhduar të ringrihemi së bashku.  Faleminderit Megi edhe për fjalët e tua dhe unë e besoj se nga atje lart Bashkimi po na ndjek i buzëqeshur dhe është si asnjëherë më parë krenar për ty.  Faleminderit të gjithë atyre që na dhanë mbi 5 milionë e mbi 944 mijë  vota në këto 30 vite“, tha Rama.