Selanik/ Automjeti u rrëmbye nga uji, një i vdekur nga moti i keq

Një burrë u gjet pa jetë nga qytetarët në Selanik.

Sipas burimeve paraprake automjeti me të cilin udhëtonte viktima  u rrëmbye  nga ujërat pranë spitalit Papageorgiou.

Menjëherë nisën  hetimet për gjetjen e tij, derisa u gjet nga banorët i pajetë.

Për shkak të motit të keq dhjetëra telefonata janë bërë për ndihmë në Selanik nga banorët të shqetësuar.