FOTO/ ‘Çmendet’ moti, breshëri godet bregdetin e jugut të Shqipërisë

40 minuta shi i rrëmbyer dhe breshër sa një kokërr arrë ka tronditur mesditën e sotme Konispolin.

Kjo ka shkaktuar dëme të dukshme në pemëtarinë e Konispolit. Dhe jo vetëm kaq po sipas banorëve breshëri kokërrmadh që ka goditur pulat ku i gjeti nëpër oborre, kanë ngordhur. Deri tani nuk kemi një infirmacion të saktë për dëmet e shkaktuara.

Breshëri i mesditës të së shtunës, që nisi nga ora 14. 55 deri në 15.40, sipas banorëve të Konispolit ishte më i madh se ai i një viti më parë, pra të nëntorit të 2020.