VIDEO/ Gruaja në gjendje të rëndë, makina përplas motorin ku udhëtonin bashkëshortët

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mesditës në aksin Korçë-Bilisht.

Nga informacionet paraprake një mjet është përplasur me një motor. E dëmtuar në këtë aksident ka mbetur një grua, e cila po udhëtonte në motorin që drejtohej nga bashkëshorti i saj.

Mjeti që ka përplasur çiftin është me targa greke.

E dëmtuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Korcës.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.