Vasili: Protestat e maturantëve, provë e qartë e një arsimi të falimentuar rilindas!

Ka ardhur një reagim tjetër nga politika për protestën që po mbajnë në të gjithë vendin, maturantët, nxitur nga problemet që zbuluan në tezat e provimeve të maturës.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, reagoi i indinjuar në Fb: “Arsim i dështuar! Arsim i drejtuar nga të paaftët! Arsim kundër të rinjve dhe kundër dijës! Arsim selektiv, i pabesë dhe antishkencë.

Justifikimet bajate dhe vulgare të qeverisë bien mbi kurrizin e maturantëve. Boll më me burokratët rilindas, që ua neveritën shkollën të rinjve. Protestat masive në mjaft qytete janë provë e qartë e një arsimi të falimentuar rilindas!” ka nënvizuar ai.