Gjashtë rekordet që mund t'i thyejë Cristiano Ronaldo në 'EURO 2020'

Në moshën 36 vjeç, shumica e futbollistëve përpiqen të mbajnë veten në formë dhe shpesh qëndrojnë mënjanë për shkak të lëndimeve. Por, ky nuk është rasti me Portugalinë dhe sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili në 15 vitet e fundit ka arritur të thyejë rekorde të ndryshme duke hyr në historinë e futbollit bashkë me Lionel Messin.

Sidoqoftë, me Kombëtaren e Portugalisë, ai është larg të tjerëve, as Messi nuk mund të afrohet me statistikat e tij.

Në fakt, portugezi mund t’i thyejë 6 rekorde me Kombëtaren e Portugalisë në “Euro 2020”.

Ronaldo shënoi një gol ndaj Izraelit dhe është afet vetëm pesë gola ta thyejë rekordin për golashënuesin më të mirë në nivel Kombëtaresh, të cilin e mban Ali Daei me 109 gola ndërsa Ronaldo ka 104.

Lista e rekordeve që Ronaldo mund t’i thyejë.

 

Golashënuesi më i mirë në historinë e futbolli në nivel kombëtaresh: Ali Daei (Iran) 109 gola, Cristiano Ronaldo 104 gola (Portugali).

 

Lojtari më me shumë ndeshje të fituara në Euro: Cesc Fabregas dhe Andres Iniesta 11 ndeshje, Cristiano Ronaldo 11 ndeshje.

 

Gola të shënuar në Euro: Michel Platini 9, Ronaldo 9.

 

Më së shumti ndeshje me të paktën dy gola: Gerd Muller 2, Michel Platini 2, Rooney 2, Griezmann 2, Cristiano Ronaldo 2.

 

Të paktën dy gola në çdo Euro: Zlatan Ibrahimovic 3, Ronaldo 3.

 

Më shumë paraqitje në finale të Kampionatit Evropian: Valentin Ivanov, Viktor Ponedelnik, Franz Beckenbauer, Uli Hoeness, Xabi Alonso, Iker Casillas, Sergio Ramos, Xavi, Cristiano Ronaldo.