VIDEO/ Arrestohet për plagosjen në Lushnjë, ish-kryekomunari i Fierit i bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës

Një plagosje me armë e një qytetari nga Tirana, M.A. 32 vjeç në aksin rrugor Kosovë e Vogël – Jeta e Re në Lushnjë, është zbuluar pas disa muajsh hetime nga Prokuroria dhe Policia e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur për motive banale në datën 13 shtator 2020 dhe tashmë një person nga Rroskoveci u arrestua kurse një tjetër nga Berati është shpallur në kërkim.

Por cili është i arrestuari për këtë ngjarje?! 

Ai është një emer i njohur për drejtësinë: Adriano Shabanaj, ish-kryetar i komunës Kurjan të Fierit, 47 vjeç, i njohur edhe me emrin Ilir, me banim në Roskovec. Në momentin e arrestimit iu gjetën edhe 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 eurosh.

Në kërkim u shpall Irfan Azizi, 31 vjeç, nga fshati Poshnjë i Beratit, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Shabani nuk e ka arrestimin e parë: Kur ishte kryekomunar u hetua per shperdorim detyre sepse kishte lejuar dume mosvperuar, kultivimin e 2300 rrenjeve kanabis ne zone. Po ashtu në vitin 2018 u hetua nga autoritete italiane si pjese e nje grupi kriminal. Ai u vu ne pranga bashke me 15 persona te tjere me dyshimin e trafikonin droge nga Shqiperia, Holanda dhe Sllovenia. 

Shabanaj tashme akuzohet për “Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” kurse  Azizi për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.