Fejohet ish-lojtari i Skëndërbeut, dalin pamjet nga festa e madhe

Agim Zeka,ish-lojtari  ekipit të Skënderbeut ndërsa tani futbollisti i ekipit të Austrisë së Vienës (Austri) është fejuar.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.

22 vjeçari, i cili tashmë ka ndërtuar një karrierë si futbollist, kurorëzoi dashurinë e tij me bukuroshen Arbnore Peci.

Ai ka ndarë disa postime nga ceremonia e fejesës, në të cilën kanë tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjen elegante.

Zeka po ashtu në Instagram ka ndarë një postim përkrah partneres me përshkrimin, “Dashuria ime”.

Zeka, që ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë nga U-17 deri tek U-21, në janar nënshkroi me klubin e njohur Austri Vjena.

Ai kaloi në Austri nga klubi belg Royal Excel Mouscron, ku ishte në huazim nga Lille.