Turqi-Itali: Llogaria në twitter që parashikoi jo vetëm rezultatin përfundimtar por edhe shënuesit

Italia fitoi me rezultatin e thellë 3-0 kundër Turqisë në ndeshjen hapëse të Euro2020.

Por të premten në mëngjes (11/6) llogaria zyrtare në Twitter e Kampionatit Evropian u kërkoi ndjekësve të parashikonin rezultatin. 

Një italian nga Leçe me emrin e përdoruesit Vane Juice parashikoi jo vetëm rezultatin përfundimtar (0-3), por edhe shënuesit në mënyrë korrekte ( Demiral, Imobile dhe Insigne). Edhe autogolin!