Italia dyfishon rezultatin në Olimpico! Immobile shënon dhe arrin Mario Balotellin

Italia dyfishon rezultatin në Olimpico! Këtë herë ishte Ciro Immobile ai  i cili shënoi  për italianët. Spinazzola gjuan nga e majta, me topin që pritet nga Cakir, por aty ndodhet Immobile i cili dërgon topin në fundin e rrjetës. Azzurrët 2-0 në minutën e 66. Goli i 14-të me fanellën blu për bombarduesin e Lazios, i cili arrin Mario Balotellin.