E rëndë/ 60 vjeçari i jep fund jetës në Tiranë

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë.

Një 60-vjeçar raportohet se i ka dhënë fund jetës këtë pasdite.

I moshuari është gjetur i vetëvarur në pemë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Mustafakoç në Baldushk.

Ndërkohë nuk dihen shkaqet që e kanë bërë 60-vjeçarin Sh.U., të marrë këtë vendim tragjik.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.