FOTO/ Turqi-Itali, publikohen formacionet e ndeshjes së parë të ‘Euro 2020’

Në “Olimpico” të Romës do të luhet mbrëmjen e sotme ndeshja e parë e Kampionatit Europian mes Turqisë dhe Italisë, shkruan Syri.net.

Dy ekipet përballen mes tyre në sfidën e parë të Grupit A, ku do të kërkojnë ta nisin në mënyrën më të mirë “Euro 2020”.

Kjo sfidë do të fillojë në orën 21:00 dhe tashmë dy trajnerët, Senol Gunes i Turqisë dhe Roberto Mancini i Italisë kanë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.