‘Uniforia’/ Topi zyrtar i ‘Euro 2020’ sot shkelmohen nga futbollistët

Topi “Uniforia” i prodhuar nga kompania Adidas është gati të shkelmohet sot për herë të parë në Kampionatin Europian.

Dizajni me pamje nga e ardhmja, me pasurinë e tij të ngjyrave, simbolizon faktin se “Euro 2020” zhvillohet në 12 shtete të ndryshme.

Topi “Uniforia” Euro 2020 është prodhuar nga Adidas dhe përmban të njëjtën formë panelesh dhe materialesh si topi i Telstar 18 në Kupën e Botës 3 vite më parë. Emri “Uniforia” është një ndërthurje e termave angleze “universale” ose “uniformë” dhe “eufori”.