FOTO/ Ja si do të jetë moti për të shtunën e të dielën

Fundjava erdhi, por si do të jetë moti?

Për ditën e Shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe vranësira në zhvillim deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje e shiu të cilat do të përfshijnë kryesisht jugun dhe qendrën si dhe të gjitha zonat malore në lindje.

Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal.

Për ditën e Diel pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike për vendin tonë.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal.

Shtrëngata shiu afatshkurtra në orët e mesditës parashikohen gjithashtu edhe në relievet malore në pjesën tjetër të vendit.