Vjehrri kanos nusen në Fushë-Kosovë, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Kosovës njofton se nusja ka raportuar në polici se është kanosur nga vjehrri.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë. Me vendim të marrë nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë, 10.06.2021 – 15:15. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është kanosur nga vjehrri i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.