Kosova me “dorë të fortë”, refuzon hyrjen në territor të ministres së Punëve të Serbisë

Kosova i ka refuzuar hyrjen në vend Ministres së Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviç. Ajo nuk është lejuar mbrëmjen e kaluar të hyjë në Kosovë siç raporton Zyra Serbe.

Sipas njoftimit zyrtar, Kisiq-Tepavçeviç nuk po hynte në Kosovë si Ministre e Punës, por në pozitën e profesoreshës shkruajnë mediat e Kosovës.

Kosova po akuzohet se përmes oficerit të pikës kufitare i ka refuzuar hyrjen në vend pa asnjë arsye.

“Profesoresha Kisiq-Tepavçeviç njoftoi shkuarjen në pozitën e profesoreshës dhe jo në cilësinë e një ministreje.

Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë sonte, pa ndonjë arsye, përmes oficerit të pikës kufitare e refuzuan atë të hynte në Kosovë”, thuhet në reagimin e Zyrës Serbe për Kosovën.