Klea Huta sapo lançoi projektin 5-vjeçar që për të është më shumë se thjesht një këngë

Ashtu sikurse kishte premtuar, Klea Huta është rikthyer ditën e sotme në muzikë me një këngë që na fiksoi menjëherë. “Dikë si ti” titullohet projekti i saj që duhet ta themi se është mëse i denjë për një rikthim pas disa vitesh shkëputjeje.

 

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Klea në bashkëpunim me Elgitin, i cili po ashtu është edhe producent i saj. Kënga shoqërohet nga një videoklip veror, i xhiruar i gjithi në natyrë, me protagoniste të vetme Klean.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, fill pas lançimit të këngës, Klea shkruan se ka 5 vite që punon për këtë projekt, që për të nuk është thjesht një këngë por projekti muzikor që do më shumë. E sigurisht falenderimin më të madh e ka për muzën e saj, Elgitin. “Për ju mund të jetë thjesht një këngë, por për mua është projekti muzikor që e dua më së shumti. Projekti 5-vjeçar që sapo u lançua. Të dua muza ime @elgitdoda!”- ka shkruar Klea.