Drejtori i RTSH Thoma Gëllçi u përgjigjet akuzave të Bashës: Përgënjeshtro ato që the

Me anë të një letre drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, drejtori i RTSH-­së Thoma Gëllçi i është përgjigjur akuzave me të bëra në drejtim të tij gjatë ditës së sotme.

Me anë të një letre ai shkruan se: “RTSH i ka dhënë hapësirën e duhur për pasqyrimin e PD duke përfshirë dhe pasqyrimin e gjerë dhe të paanshëm të protestës së tanishme”.

Kreu demokrat, Lulzim Basha sulmoi ashpër drejtorin e përgjithshëm të Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi. Sulmi publik ndaj tij erdhi pasi nëna e sopranos Ramona Tullumani, që këndoi në çadrën e protestës së opozitës, sipas Bashës është hequr nga puna në TVSH edhe pse zotëron 4 gjuhë të huaja. Basha u bëri thirrje qytetarëve që t’u shpojnë gomat e makinave dhe të thyejnë dritare e atyre që abuzojnë me ta.

Në letër shkruhet gjithashtu se nëna e sopranos Ramona Tullumani nuk është hequr nga puna, por është transferuar në një sektor tjetër.