Nuk flasin prej 3 vitesh: Babai i Meghan Markle i kërkon të bijës të takojë Llibetën

Princ Harry dhe Meghan Markle para disa ditësh u bënë prindër të një vajze për herë të dytë, të cilën e pagëzuan me emrin Lilibet Diana.

Vogëlushen ende nuk e ka takuar asnjë anëtar i familjes dhe e vetmja që u njoh me të “virtualisht” përmes një video-thirrjeje ishte Mbretëresha Elizabet.

Mirëpo, ai i cili ka shprehur haptazi dëshirën për të njohur mbesën e tij, është babi i Meghan, i cili prej tre vitesh nuk flet me të.

Meghan, e ndërpreu kontaktin me babanë e saj, pasi ai u kap duke bashkëpunuar me paparacët në dasmën e të bijës.

Në një intervistë në “60 Minutes” në Australi, ai i drejton thirrje Meghan-it që ta falë dhe ta lejojë të shikojë Lilibetën e vogël.

Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Meghani dhe nuk dihet nëse do të arrijë ta falë dhe ta lejojë babanë e saj për ta takuar vogëlushen.