Andi Bejta: Ja kur nuk do ta përkrah protestën

Gazetari Andi Bejtja ka dalë në krah të protestës së opozitës, e cila sot është në ditën e gjashtë të saj.

Në një status në Facebook, Bejtja shkruan se do të vazhdojë të përkahë protestën në bulevard për shkak se kauza e zgjedhjeve është e drejtë dhe së dyti protesta është paqësore.

Në rast se kjo protestë degradon në dhunë, Bejtja shprehet se do të jetë kundër.

Statusi në Facebook i gazetarit Andi Bejtja:

NEQOFTESE E KAM PERKRAHUR KETE PROTESTE.... E kam perkrahur kete proteste ne radhe te pare sepse besoj me te vertete qe devijimi votes per shkak te parave te pista te kanabisit eshte rrezik real.

E kam perkrahur se dyti, mund te them dhe se pari, sepse ishte paqesore dhe nuk kishte asgje te ngjashme me dhunen e 21 janarit. Sapo te filloj te behet e ngjashme me te kjo proteste nuk eshte me kauza ime. Kete e ndjej detyre qytetare ta them me ze te larte.