Rusia mesazh SHBA-ve: Kujdes me armët bërthamore! Bota rrezikon të shkatërrohet

Rusia ka reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për zgjerimin e armëve bërthamore dhe pretendimin për të qenë shteti më i fuqishëm në botë.

“Nuk mund të pranojmë pushtetin e një fuqie të vetme në fushën e armëve bërthamore, sepse përndryshe cekulibrohet sistemi i sigurisë ndërkombëtare”, ishte reagimi i presidentit rus të komisionit për punët e jashtme Leonid Slutzky, i cili theksoi se nëse Washingtoni do të çojë përpara qëllimet e tij për të qenë një superfuqi bërthamore, atëherë bota do t’i rikthehet luftës së ftohtë, madje rrezikohet një katastrofë globale.

“Deklarata e presidentit amerikan është emocionale dhe e llogaritur për të marrë vëmendje mediatike”, theksoi Slutzky.

Edhe kreu i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Parlamentin rus Ozerov duke folur për mediat ruse kujtoi edhe traktatet ndërkombëtare duke thënë se qëllimet e Trump për të zgjeruar armët bërthamore nuk përputhet me qëndrueshmërinë dhe sigurinë në botë.