Mbyllja e ndërmarrjeve të huaja/ Muço: Klima ekonomike nuk favorizon investimet e huaja, shqetësuese

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit të kaluar e mbyllën aktivitetin 408 ndërmarrje të huaja dhe me pronësi të përzier vendase dhe të huaj, duke bërë që numri i sipërmarrjeve të huaja të bjerë me 6.3 për qind në raport me vitin 2019.

Eksperti I Ekonomisë Klodian Muço, sqaron se klima e biznesit në Shqipëri nuk është favorizuese për bizneset e huaja.

“Investime të huaja gjen gjithmonë e më pak në Shqipëri. Klima aktuale nuk I favorizon. Shteti duhet të mendojë strategji konkrete për t’I mbështetur.”

Muço më tej rendit disa nga problematikat që ka biznesi në vendin tonë.

“Në Shqipëri krahu i punës është i lirë. Por cilësia dhe kualifikimi I punonjësve është më I ulëti në rajon. Rendimenti I punës në Shqipëri është larg standarteve europian”- u shpreh eksperti.

Ndiqni emisionin e plotë me gazetaren #KlaudjaKarabolli: