‘Nuk ka ngel futbollist pa të kap’/ Gazetarja shqiptare reagon ashpër: Nuk pranoj të...

Gazetarja e Sportit, Qeqa Krelani ka folur rreth komenteve ofenduese nga nënkryetari i KF Llapit, Amrush Batatina.

Disa ditë më parë, Qeqa zbuloi se ishte në një lidhje dashurie. E kjo u komentua nga Batatina, i cili nuk i kurseu deklaratat seksiste. Në një lajm të shkruar për moderatoren e njohur, ai komentonte: “Po më duket Leshkuqi, edhe qaj u met pa e pas në dorë!”.

Në “Ftesë në 5”, Qeqa sqaroi gjithë mosmarrëveshjet mes tyre. Sipas saj, ky është një ofendim personal pasi ajo i kërkoi llogari klubit si gazetare për rezultatet e dobëta nëpër ndeshje.

“Servilizmi në gazetari nuk shkon, ashtu siç nuk shkon mendjemadhësia në futboll. Unë si gazetare nuk pranoj të jem servile si disa të tjerë. Unë s’ pranoj të blihem nga klubet në këmbim të heshtjes sime. Për shkak të rezultateve të dobëta në superligë unë kërkova llogari dhe për një ndeshje që thuhet se ishte e kurdisur”, u shpreh Qeqa.

Më tej ajo pranoi se është tejet e lumtur me lidhjen e re të dashurisë.