Rama: Keqardhje për Metën, 90% e shqiptarëve duan shkarkimin e tij

Kryeministri Edi Rama deklaroi shkurt në Kuvend se Ilir Meta duhet shkarkuar si president pasi ka tradhtuar misionin e tij. 

Ndryshe nga koha që kishte kërkuar prej 30 minutash, Edi Rama e ka mbyllur shpejt fjalën e tij për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se ndjen keqardhje, por i ka humbur të gjitha shanset që të kthehet në binarët e kushtetutshmërisë.

FJALIMI I RAMES

Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar.

Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare.

Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.

Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht, në mënyrë të përsëritur, për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore.

Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve të saj dhe të vetë qytetarëve të saj. Prandaj ky parlament sot duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir,  por Meta i sotshëm nuk mund të ketë kurrsesi më statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti.

Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga Parlamenti dhe fjalën për të si president kanë mbaruar.

Tani të flasë parlamenti me votë. ?