De Biasi zbulon të vërtetën: Ja përse nuk u bëra trajner i Italisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Giani De Biasi mbetet pa dyshim një nga figurat më të dashura për shqiptarët, pasi ai nuk tradhtoi kuqezinjtë edhe në momentin kur emri i tij u diskutua për postin e trajnerit të Italisë.

Në një intervistë ekskluzive për “Konica.al”, tekniku italian theksoi se mund të ishte bërë trajner i Italisë por ai vendosi mos linte në baltë punën e nisur me Kombëtaren shqiptare.

“Po, mund të isha bërë dhe trajneri i Italisë, por kisha një kontratë me Shqipërinë dhe mendova të vazhdoja me punën e nisur, aq më tepër që puna e mbetur është një punë shumë e rëndësishme dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë. Këtu ka djem që më kanë dhënë shumë dhe nuk doja t’i braktisja në një moment kaq të vështirë. Pas aventurës në Europian mund të përballeshim më një harxhim të energjive tona, por unë mendoj se jam ende në gjendje të përqendroj ato që janë cilësitë dhe energjitë e këtij ekipi”, u shpreh ai.