Moti të mërkurë e të enjte, 9-10 qershor 2021
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po mbajnë në vendin tonë mot me rreshje shiu.
E Mërkurë, 09 Qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me rreshje shiu dhe stuhi në zonat lindore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 12/27°C
Zona e ulët 15/30°C
Zona bregdetare 16/28 °C
Kosova, e Mërkurë, dt 09 Qershor 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 26°C.
E Enjte, 10 Qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime në zonën bregdetare dhe vranësira në shim me rreshje shiu lokale në jug dhe Jug-lindje në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 13/28°C
Zona e ulët 14/31°C
Zona bregdetare 15/28 °C/RTSH