DOKUMENTI/ Çfarë loje po luan KQZ? Ja vendimi i formës së prerë për Prengën, që Biba e ka në tavolinë

Komisioni Qëndror i Zgjedhje nuk vendosi ditën e sotme që ti heqë mandatin deputetit socialist, Armando Prenga.

Edhe pse ndaj tij ka një vendim të formës së prerë të dhënë nga gjykata në 1 dhjetor 2005, ku e dënon deputeti me gjobë, me forcën e kartonit sot KQZ-ja vendosi që të kërkojë më shumë informacione nga prokuroria për dënimin e deputetit.

Por si qëndron e çështja.

SYRI.net ka siguruar një pjesë të vendimit që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar para disa ditësh Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për ndërprerjen e mandatit të Armando Prengës.

Sipas dokumentit të dërguar në KQZ nga prokuroria, thuhet se deputeti socialist në vitin 2005 është dënuar me vendim të formës së prerë në për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Por sot KQZ-ja vendosi të kërkojë informacione shtesë për rastet në Itali, ndërsa nuk e mori parasysh vendimin e formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Kurbinit.

Edhe pse anëtarët e opozitës në KQZ kërkuan që të votohej heqja e mandatit, me forcën e kartonit mazhoranca vendosi të kërkojë sërish informacione në lidhje me aktivitetin e Armando Prengës.