Një i vrarë e një i plagosur Pejë

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në Pejë, konfirmoi drejtori i spitalit rajonal.

Drejtori Skender Dreshaj tha për KALLXO.com se para pak çastesh, në spital janë sjellë dy persona, nga të cilët njëri ka qenë pa shenja jete, përderisa një i dytë është i plagosur.

Sipas tij, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.