Tërhiqet ambasadori/ A e kërcënoi ‘droga e Tahirit’ ambasadorin e OSBE?

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt është tërhequr publikisht sot nga deklarata e bëra dy ditë më parë se në Shqipëri po qarkullojnë 2 miliardë euro që do të përdore për të blerë votat për deputetët.

Pas një takimi me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Borchard tha se deklarata për 2 miliardë eurot që qarkullojnë nga kanabisi në Shqipëri është një keqkuptim. Borchardt, deklaroi se sqaroi këtë gjë ditën e djeshme përmes një statusi në Tëitter.

E siç duket takimi mes ministrin e Brendshëm ka qenë i frytshëm pasi ambasadori tërhoqi atë që vetë tha publikisht, duke përgënjeshtruar veten brenda 48 orësh.

Gjatë fjalës së tij jashtë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, ambasadori Borchard tha se “në 2013-ën 1 000 ton kanabis kapën vlerën e 2 miliard euro. Gjatë vitit 2016, janë shkatërruar më shumë se 2.5 milionë rrënjë kanabis e barabartë me mbi 1 mijë tonë marijuanë dhe ky është një sukses i mirë”.

Se kush ja ndryshoi mendjen ambasadorit të OSBE-së në Tiranë për deklaratat e tij, ne nuk e dimë, por përgënjeshtrimi që ai bëri brenda pak orësh të lë të dyshosh.