Basha: Nuk e njoh dhe nuk pranoj masakrën zgjedhore të 25 prillit

Ndërsa PD ndodhet në garë për kryetarin e tij, gjatë një takimi me anëtarësinë, kandidati Lulzim Basha është shprehur se nuk e njeh dhe pranon masakrën zgjedhore të 25 prillit.

‘Ndaj në këto kushte, ku po zhvillojmë dhe këtë garë të brendshme dua t’ua them në sy; kryetar i PD ua kam thënë që në ditët e para, se nuk e njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të kryer mbi popullin tim, qytetarët e mi, Shqipërinë tonë dhe demokracinë.

Por do të luftoj ditë e natë për zhbërjen e kësaj masakre dhe për të bindur aleatët tanë për një platformë për kthimi e legjitimitet dhe demokracisë në vend’, është shprehur kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha.