PSG parakalon Barcelonën në garën për Wijnaldum, marrëveshja shumë afër

Pas disa goditjeve të shkëlqyera merkato me kosto zero si Sergio Aguero dhe Eric Garcia , Barcelona ishte shumë pranë transferimit të një futbollisti të tretë me kosto zero. Bëhet fjalë për Georginio Wijnaldum, i cili do të largohet nga Liverpool në fund të qershorit kur i përfundon dhe kontrata. Mirëpo tani skenari ka ndryshuar plotësisht dhe blaugranët duhet të merren me konkurrencën e fortë të PSG-së.

Sipas asaj që raportohet nga mediat holandeze, klubi parisien ka hyrë me forcë në negociata duke bërë një ofertë shumë më të lartë për mesfushorin 30 vjeçar. Tani vendimi i përket vetëm Wijnaldum i cili duket i gatshëm të pranojë propozimin e PSG-së.