Mori pjesë në një festë të paligjshme në Mykonos, telashe për futbollistin e Barcelonës

Probleme me ligjin për Sergi Roberton. Mesfushori i Barcelonës ditët e fundit ka marrw njesw nw njw party të paligjshëm në Mykonos, Greqi, me mbi 100 persona të pranishëm.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta greke ‘’Sports3’’ e cila shkruan se Roberto është fotografuar mes qindra personave pa maskë në një parti në të cilin nuk ruhej as distanca sociale.

Tani mbrojtësit spanjoll i duhet të mbyllë llogarinë me shtetin grek, por rrezikon dhe gjobë të majme nga klubi blaugrana, pasi në ekipet e futbollit protokolli kundër Covid-19 është tepër i ashpër.