Kontratë për dy sezone, Jasir Asani largohet nga Partizani dhe firmos me…

Jasir Asani do të largohet nga Partizani.

Sulmuesit i ka mbaruar kontratë me të kuqtë dhe ka vendosur që të nisë një aventurë të re jashtë Shqipërisë. “Supersport”, bën me dije se 26-vjeçari ka arritur akordin me skuadrën e Kisvarda që militon në Hungari.

Asani do të firmosë një kontratë për 2 sezone me opsion edhe për një tjetër vit, ndërsa gjithçka është mbyllur dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Javën e ardhshme pritet të bëhet edhe zyrtarizimi, ndërsa te kjo skuadër, Asani do të gjejë edhe një tjetër shqiptar, Herdi Prengën.