Vendimi i Putin/ Ndalon në zgjedhje anëtarët e organizatave të cilësuara ekstremiste ose terroriste

Vladimir Putin, ka firmosur ligjin e ashtuquajtur “ligji Anti-Navanly”, i cili ndalon themeluesit e organizatave të cilësuara nga autoritetet ruse si ekstremiste ose terroriste, të kandidojnë në zgjedhje për një periudhë prej pesë vitesh.

Anëtarët ose punonjësit e tjerë të organizatave të tilla do të përballen me një ndalim tre vjeçar.

Putin po përpiqet të neutralizojë Fondacionin Kundër Korrupsionit të opozitarit Navanly, të cilin autoritetet ruse po kërkojnë ta shpallin ekstremist prpara zgjedhjeve parlamentare që zhvillohen në shtator.

Navanly ndodhet në burg, pasi një gjykatë në Moskë, dënoi në shkurt me 3.5 vite për akuzat se kishte shkelur dënimin me kusht, ndërsa ishte duke u rikuperuar në Gjermani nga helmimi me agjent nervor.

Arrestimi i Navanly shkaktoi demostrata masive në të gjithë Rusinë në fund të janarit dhe fillim të shkurtit, në të cilat autoritetet arrestuan mijëra protestues.