Kishin humbur/ Gjenden dy turistët në zonën e Valbonës

Gjatë ditës së sotme u njoftua se kishin humbur kontaktete në zonën e Valbonës dy turistë.

Njoftimi i fundit i publikuar nga policia e Tropojës, shpjegon se “dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore”.

Ja njoftimi:

Valbonë, Tropojë

Policia e Tropojës pas kërkimeve intesive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bënë të mundur gjetjen e dy turistëve.

Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht ndodhen në shoqërimin e punonjësve të Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre.