‘Mbyllet’ turizmi me Portugalinë/ Britanikët të pakënaqur me vendimin

Britania Madhe njoftoi të enjten, listën e përditësuar me vendet e kuqe, portokalli dhe të gjelbra, drejt të cilave mund të udhëtojnë qytetarët britanikë pa karantinë.

Në vendimin e autoriteteve britanike vihej re ndryshimi kryesor, i cili ishte kalimi i Portugalisë nga kategoria e gjelbër tek ajo portokalli, që parashikon karantinë për udhëtarët.

Ky vendim ka ‘zemëruar’ turistët britanikë që gjenden në Portugali apo që kanë planifikur të kalojnë pushimet atje.

Vendimi praktikisht mbyll tregun e udhëtimeve turistike dhe thellon krizën pandemike për kompanitë ajrore.

Deri më tani, Portugalia ishte destinacioni i vetëm i madh, i hapur për turistët britanikë, të cilët rifilluan udhëtimet në këtë vend në datën 17 maj, pas më shumë se 4 muaj izolim.

Britanikët të cilët po pushojnë në këto destinacione portugeze, janë të pasigurtë për atë që i pret pas rikthimit në shtëpi.