Basha sjell fotot: Jemi më të vendosur se kurrë për të sjellë bashkë ndryshimin

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, publikoi albumin me fotografi nga takimet që ka zhvilluar në tri degë të PD-së në Tiranë sot në vazhdim të fushatës së tij për rizgjedhjen në krye të partisë.

Basha shkroi në Fb, krahas fotografive: "Nga kjo betejë ne dolëm më të bashkuar, më të fortë dhe me një madhështi morale që vjen nga forca e njerëzve që luftojnë për kauzën e drejtë, luftojnë për ideale të drejta, luftojnë për Shqipërinë, luftojnë për shqiptarët. Ne jemi më të vendosur se kurrë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë ndryshimin që u pengua, vetëm përkohësisht, në 25 prill."