Putin 'mburret' para komandantëve: Dërgimi i flotës rusë në Siri ishte ideja ime

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ideja për të dërguar flotën dhe një aeroplanmbajtëse ruse në Siri ishte ideja e tij personale, duke shtuar se Rusia nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punët e brendshme të Sirisë, por dëshiron të merret vetëm me terroristët.

Grupi i aeroplanmbajtës "Admiral Kuznetsov”  e shoqëruar nga Flota Veriore u shkaktoi dëme të mëdha grupeve ekstremiste në Siri, tha Putin në një takim me zyrtarët që morën pjesë në operacionet në Mesdhe pranë brigjeve të Sirisë.

"Ju keni përmbushur të gjitha detyrat që janë dhënë dhe i keni shkaktuar dëme të mëdha të grupeve terroriste ndërkombëtare duke goditur bazat e tyre dhe depot e municioneve, tha ai.

Presidenti rus shtoi se qëllimi i Rusisë në Siri është për të stabilizuar qeverinë  e ligjshme dhe për "t'i dhënë fund plagës terroriste”, pa përmendur numrin e civilëve të vrarë nga sulmet ajrore ruse. /SYRI.net/