VIDEO/ Po çmend Europën, talenti i Gjermanisë realizon supergol. Njësoj si në ‘Play Station’

Florian Wirtz konsiderohet si sozia e Havertz në Gjermani dhe, për ironi fati, pikërisht te Leverkusen luan. Sonte ka shënuar dy gola të bukur ndaj Holandës në gjysmëfinalen e Europianit U-21, teksa në finale pret Portugalia që eliminoi Spanjën 1-0.

Wirtz iu deshën vetëm 30 sekonda për të shënuar, ndërsa më pas erdhi edhe goli i dytë.

Një djalosh që me rekordet ka një dashuri “të sinqertë”.

Ai arriti te Koln në vitin 2010 dhe ndoqi ekipin e të rinjve të klubit deri në janar 2020, kur u nënshkrua nga Bayer Leverkusen në ditën e fundit të tregut të transferimeve.