EURO U21/ Portugalia mposht Spanjën dhe shkon në finale

Portugalia është finalistja e parë e Europianit U-21. Të rinjtë Lusitanian, të cilët eliminuan Italinë në çerekfinale, mundën Spanjën në gjysmëfinale, falë një autogoli të pafat nga mbrojtësi i Almeiras Jorge Cuenca në minutën e 80-të.

Të udhëhequr nga Rafael Leao, Vitinha, Diogo Dalot, Jota apo Tiago Djalo, portugezët tashmë janë në pritje të finalistit tjetër, i cili do të dalë nga ndeshja e mbrëmjes së sotme midis Hollandës dhe Gjermanisë.