'Trump ka nisur një revolucion!' Conway thotë se Presidenti po drejton lëvizjen konservatore

Presidenti Donald Trump ka marrë vendosmërisht drejtimin e lëvizjes politike konservatore në Shtetet e Bashkuara dhe po e çon atë përpara, sipas filozofisë së tij, tha sot një prej këshilltarëve kryesore të presidentit.

Duke folur në Konferencën për Aksionin Konservator Politik, takimi më madh i amerikanëve me bindje konservatore, Kellyanne Conway tha se zoti Trump i ka hyrë një rruge që konservatorët e lëkundur pas tij e shohin jo në një linjë me atë që ata besojnë.

“Ai iu drejtua direkt bazës dhe e përqafoi atë -tha ajo. Ai bëri që shumë njerëz të ndihen që janë pjesë e një lëvizjeje, nje revolucioni”, tha zonja Conway.

Ajo shtoi se zoti Trump e fitoi garën për të qenë kandidati republikan për president, duke e nisur “nga poshtë-lart dhe jo nga lart-poshtë” ndryshe nga shumë politikanë të cilët kanë vite përvojë dhe janë emra të njohur të jetës publike.

Zonja Conway tha se zoti Trump gjeti mbështejen e konservatorëve pasi ata u ndjenë të përfshirë që prej fillimit. “Ai ishte aty sepse donte të ishte, sepse beson tek potencialet e vendit, tek njerëzit e tij, beson tek shpirti i lirë dhe ju e shihni kur jeni me të”.