Zyrtare/ Erald Çinari largohet nga Partizani, sulmuesi firmos me...

Ishte në ajër prej disa ditësh, por tashmë është zyrtare. Erald Çinari ka firmosur me skuadrën e Samsunspor në Turqi.

Ka qenë vetë klubi turk që bëri të ditur lajmin përmes një postimi në faqen zyrtare. Çinari ka nënshkruar për 3 vite me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Sulmuesi shkodran luajti për 3 sezone me Partizani, ku ka qenë një ndër futbollistët më të dalluar të “Demave”.